Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, ku u diskutuan zhvillimet e fundit pasi Rusia filloi një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjatë bisedës, ministri Akar tha se Turqia është “e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të garantuar paqen dhe qetësinë”.

Më herët, Akar kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik Ben Wallace për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re