Një takim dyditor nis sot në Bruksel, do të zhvillohet mes ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ndër temat kryesore që do të diskutohet do të jetë dhe sulmi terrorist në veri të Kosovës, i kryer më 24 shtator. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

30 ministra të Mbrojtjes do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’i rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht në dritën e dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të Moskës ndaj energjisë së Ukrainës, dhe sulmit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas ka zhvendosur sërish fokusin e publikut ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re