Betohen në Presidencë  një pjesë e ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama 3”.

 

Drejtuesit e rinj të portofoleve qeveritare te cilet u betuan ishin Igli Hasani, ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme,  Arbian Mazniku ministër i Pushtetit Vendor,  Anila Denaj  ministre e Bujqesisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Sportit, si dhe Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë.

 

Ervin Mete i cili u propozua për ministër i Financave dhe Delina Ibrahimaj si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nuk u betuan në Presidencë, pasi dekreti i kreut te shtetit per emerimin e tyref ne detyre duhet ende te kaloje per miratim ne Parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re