Ministrat vijojnë të ndjekin operacionet e përballimit të situatës së vështirë në zonat më të nxehta, të krijuara nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit.
 
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka qenë në Darzeze, nga ku tha se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të kapërcyer çdo të papritur.
 
Nga inspektimi pranë zonës kritike tek Ura e Mifolit, në Fier, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se situata është nën kontroll.
 
Ndërkohë ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka ndejkur operacionet në fshatin Zëmblak, në qarkun e Korçës.
 
Në përballimin e situatës së vështirë krijuar nga moti i keq, janë angazhuar forca të shumta të ushtrisë, Policisë si dhe punonjës të drejtorive të ndryshme rajonale në të gjithë vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re