Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur nëse ka biseduar me Bashën për ndarjen e posteve dhe ministrive pas 25 prillit, dhe a do të ishte ajo ministre e Brendshme e mundshme.

Kryemadhi nuk e mohoi, madje tha se do të ishte ide e mirë pasi do të sistemonte rendin siç bën me shtëpinë e saj.

Në fund tha se ende nuk ka biseduar me kreun demokrat lidhur me këtë temë, pasi po presin përfundimin e zgjedhjev.

Metaj: Më herët ju keni thënë se nuk kërkoni poste, por më pas qarkulluan disa mesazhe që Meta mund të jetë ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ndërkohë ai e mohoi këtë gjë dhe tha se do jetë president deri në vitin 2022.

Mos ndoshta do të jeni ju ministre e Brendshme në qeverinë e ardhshme? Duke qenë se jeni shprehur që do fitoni patjetër dhe ndoshta i keni ndarë postet me Bashën?

Kryemadhi: Nuk do ishte keq se do sistemohej ashtu siç një grua sistemon shtëpinë e saj do sistemonte dhe këto çorapet e mëdha siç i ka Rama çorapet e kuqe që i bën lëmsh.

Nuk kemi folur për postet dhe ministritë. Sot është e rëndësishme përpjekja dhe hyrja në finishin e fundit të kësaj fushate sfilitëse për ne dhe shqiptarët.

Angazhimi ynë është të cocojmë shqiptarët të votojnë, nga jashtë shtetit, përsa i përket ndarjes së posteve. Mos mendoni se qytetarët e kanë problem këtë gjë se çfarë posti merr Kryemadhi.

Peka: E përjashtoni marrjen e një posti ekzekutiv?

Kryemadhi: Kush e tha se kam thënë ma gjeni mua këtë? Ka kohë, varet nga numrat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re