Ish kryeministri Sali Berisha kritikoi drejtuesen e seancës parlamentare, Ermonela Felaj, pasi i jep fjalën ministreve sa herë që ato duan të flasin.

Sipas Berishës, parlamenti nuk mund të funksionojë kështu, ndërsa theksoi se “ato rrinë dhe recitojnë trillime dhe mashtrime pa asnjë përgjegjësi”.

Berisha u shpreh se “në vend që të bëjnë ministren bëjnë badiguarden e Gadafit”.

Ndërkohë si përgjigje Ermonela Felaj i lexoi rregulloren që thotë se ministrave u jepet fjala sa herë që e kërkojnë.

Berisha: Për të shprehur protestën më të fuqishme për ndërhyrjet e neveritshme, për ndërhyrjet që shndërrojnë këtë parlament në një kuzhinë mediokresh.

Rrinë dhe recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa asnjë përgjegjësi. Marrin fjalën sa herë u teket, jepja asaj tjerës dhe të rrijë parlamenti me llogje dhe dokrrat e tyre.

Nuk behët kështu. Parlamenti është institucion serioz. Niuk mund të bëjnë ctë duan vetëm se kanë hipur në atë post.

Në vend që të bëjnë ministren bëjnë badiguarden e Gadafit. Nuk sillen në këtë mënyrë ministret. Nuk bëhet kjo në parlament, sa herë i teket shtyp butonin dhe mban fjalë sikur është në kuzhinë me shoqen e vet.

Felaj: Mos u mërzitni zoti Berisha se me këtë vërjetje që sapo bëtë kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Ministrave u jepet fjala sa herë e kërkojnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re