Qeveria po negocion me çdo vend të mundshëm për të siguruar vaksinat edhe në ato shtete që prodhohen dhe janë të certifikuara nga autoritetet vendase. Ministri i autorizuar për të negociuar bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Ahmetaj, zbulon se kush po lobon që Shqipëria të sigurojë vaksina.

“Ne po negociojmë me këdo që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka certifikuar vaksinën në vendet ku prodhohet. Po negociojmë me Anglinë për të siguruar më shumë vaksina AstraZeneca, ndërsa fondacioni Tony Blair po ndihmon që të mund të hapim gamën e negociatave përtej kompanisë Pfizer dhe AstraZeneca. Me disa vende ne jemi shumë pranë realizimit të marrëveshjes për sigurimin e vaksinave të reja.”

Sipas minsitrit Ahmetaj, deri më tani janë shpenzuar mbi 10 mln dollarë për blerjen e vaksinave. 6 mln janë shpezuar për Pfizer dhe 4 mln janë pjesë e instrumentit të Covax. Por kjo shifër është dinamike dhe ndryshon shpeshherë në varësi të marrëveshje që arrin qeveria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re