Skip to content

Ministri Arben Vitia thërret konferencë për mediat, pritet të japë dorëheqjen

Arben Vitia pritet sot të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Kosovë.

Dorëheqja e tij vjen pasi ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Gazeta Telegraf raporton se Vitia do ta zyrtarizojë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit në konferencën e thirrur për media, e cila fillon në orën 11:00.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq deri tani Vitia nuk është përfshirë në fushatë zgjedhore.