Ministri i Brendshëm i Australisë Peter Dutton është prekur nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Dutton ka konfirmuar se ai ka koronavirus, dhe është shtruar në spital pasi u zgjua me simptoma të Premten.
“U zgjova sot në mëngjes me dhimbje fyti dhe me temperaturëë. Menjëherë jam drejtuar për në spital, ku rezultova se isha pozitiv ndaj koronavirusit”, ka shkruar ai.
Dutton ka qenë kohët e fundit në SHBA, dhe u takua me Ivanka Trump dhe prokurorin e përgjithshëm amerikan në 6 mars, megjithëse nuk dihet kur ai kontraktoi virusin. /abcnews.al