Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të INTERPOL.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Balla u shpreh se konferenca do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor.

Taulant Balla: “Akti i parë ka të bëjë me lajmin se Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale INTERPOL, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor. Është një vlerësim për Shqipërinë, po ashtu edhe për rezultatet e mira të arritura nga Policia e Shtetit, e cila ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar, pandëshkueshmërisë, e cila lidhet me një etapë të re të bashkëpunimit mes policisë së shtetit dhe INTERPOL.

Ratifikimi më pas nga Kuvendi i kësaj marrëveshje që ka të bëjë me organizimin në Tiranë të kësaj konference, është një moment i cili natyrshëm do të shërbejë për të mirëpritur drejtuesit e ministrive të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit të të gjitha vendeve të Evropës. Shqipëria është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e Ballkanit.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re