Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kujtuar 32-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Balla thotë se para 32 vitesh me nismën e disa vajzave dhe djemve pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90’ u krijua ajo që e ai e quan “organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri”.

“32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkruan Balla, i cili ka publikuar edhe disa pamje nga mbledhjet e forumit, ku shfaqen figura te PS, Faots Nano, Gramoz Ruçi apo edhe Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re