Ministria i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutoi çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson seky takim vjen pas një akti konkret bashkëpunimi të autoriteteve të Marokut, të cilët lehtësuan ekstradimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit. Pak ditë më parë realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”.

Ambasadori i Marokut Youssef Balla në Shqipëri, me vendqëndrim në Romë, po zhvillon një tur takimesh me drejtuesit më të lartë shtetërorë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re