Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nismën për ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”, ku kërkohet që në këtë listë të futet edhe oksidi i azotit dhe disa substancave të tjera.

Balla shprehet se me këto ndryshime ligjore pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit si lëndë psikotrope, e cila konsiderohet një lëndë mjaft e dëmshme për shëndetin, sidomos tek të rinjtë.

“Konfirmohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore si një lëndë që sjell shqetësime serioze për shëndetin përfshirë dhe ato neurologjike”, theksoi ai.

Taulant Balla: Policia e Shtetit më ka përcjell shqetësimin e përdorimit nga të ritë të disa lëndëve psikotrope që nuk përfshihen në listën që kemi, ku vlerësohet si shumë të dëmshme, përdorimi i peroksidit të azotit. Konfirmohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore si një lëndë që sjell shqetësime serioze për shëndetin përfshirë dhe ato neurologjike. Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të mbushura më këto lloj gazi. Ministri e Brendshme ka analizuar legjislacionin, kemi shqyrtuar raportet ndërkombëtare, kemi përcjellë tek komisionet tuaja dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope.

Në thelb është përfshira e azotit dhe disa substanca të tjera, ku sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara. Krijohet mundësia e abuzimit, dhe rritjen e rasteve problematike, përfshirë biznese të aksesueshëm nga të rinjtë. Përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj.

Ndër të tjera, Ministri i Brendshëm njoftoi  se nëpërmjet operacioneve policore, është sekuestruar një sasi të madhe lëndësh narkotike, prej 12 mije pilula ektazi, që është një formë e drogave sintetike.

Më tej Balla u ndal dhe tek paketa e sigurisë në shkollë, ku theksoi se “kemi një rritje të rezultateve parandaluese duke goditur grupet kriminale që bëjnë biznes më shëndetin e fëmijëve”.

Taulant Balla: Dua të ngrejë në vëmendjen e këtij komisioni pjesë në lidhet me luftën kundër lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Droga është një plagë sociale për shoqërinë tonë. Një vlerësim nga SHBA, në kundër të nismës së trajtimit të drogave sintetike, të cilat kanë në bazë opiumin dhe si të tilla nuk jemi treg për këto, por SHBA na tërheqin vëmendjen të gjithëve ne të marrim masat, për të parandaluar më së miri këtë valë të re që mund të vijë nga përdorimi i drogës sintetike.

Në SHBA, nëse i referohemi të dhënave zyrtare, droga sintetike janë shkaku i vdekjeve të qetarëve prej moshës 18 deri në 49 vjeç. Nëpërmjet operacioneve kemi sekuestruar një sasi të madhe lëndësh narkotike, prej 12 mije pilula ektazi, që është një formë e drogave sintetike. Prandaj na duhet ti dalim para, qoftë me legjislacionin nga ana juaj apo forma të tjera parandaluese.

Në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, kemi një rritje të rezultateve parandaluese duke goditur grupet kriminale që bëjnë biznes më shëndetin e fëmijëve. Është një rast që Kuvendi të lërë ndasitë dhe të bëhet bashkë për çështje të tilla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re