Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Richard Deasy, Drejtorin e ri të ICITAP si dhe drejtuesin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë, me të cilët diskutoi për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e forcës goditëse.

 

Ministri theksoi se qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku veçoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP).

 

“Me Drejtorin e ri diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku”, deklaron Balla në një shënim në rrjetet sociale pas takimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re