Skip to content

Ministri Balla takohet me homologun e tij në Spanjë, nënshkruajnë memorandumin: Thellim i bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me homologun e tij në spanjoll Fernando Grande – Marlask.

Gjatë takimit të zhvilluar në Madrid, ministrat kanë firmosur edhe një memorandum për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe për ngritjen e një grupi të ri të përbashkët hetimor në luftën kundër këtij fenomeni.

“Kemi çuar në një nivel tjetër bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe përmes saj me Policinë Kombëtare Spanjolle, përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikut të paligjshëm të migracionit dhe po ashtu për të krijuar grupe të përbashkëta pune mes të dy policive tona sa i përket indentifikimit të personave të përfshirë në aktivitete kriminale në të dy vendet tona qofshin këta shqiptarë që jetojnë në apo janë të përfshirë në aktivitete kriminale që ndodhin në Spanjë.

Postimi i Ballës:

Madrid, Spanjë📍Pritja nga Ministri i Brendshëm 🇪🇸 🤝🇦🇱Fernando Grande-Marlaska dhe nënshkrimi i memorandumit për thellimin e bashkëpunimit operacional në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe krijimin e një grupi të ri të përbashkët hetimor të specializuar në luftën kundër trafikut të drogës.

“”