Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është takuar me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner, me të cilin ka diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve.

Balla gjithashtu shprehet se ka qenë dhe DEA amerikane që ka ndihmuar në arrestimin në Kosovë të Gëzim Çelajt.

“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit🇦🇱 DEA🇺🇸 dhe Policisë së Kosovës🇽🇰 në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë”, shkruan Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re