Qindra emigrantë janë kthyer në Shqipëri në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve, deklaroi ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick.

Sky News shkruan se ai i referohet shifrës së më shumë se 12 mijë shqiptarëve që kaluan Kanalin anglez me gomone vitin e kaluar.

Jenrick tha se qindra emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve 6 muaj më parë.

Duke folur për Sky’s Sophy Ridge, ai tha se disa pretendime të ngritura nga emigrantët kanë penguar fillimisht dëbimet, por shtoi se shumë të tjerë janë aktualisht në hotele ose janë arratisur.

“Ka qindra shqiptarë që kanë mbërritur në vendin tonë. Qeveria tha se në muajin Prill, mbi 1 mijë shqiptarë janë kthyer në vendin e tyre që nga marrëveshja e Dhjetorit. Kjo shifër përfshinte azilkërkuesit që ishin refuzuar dhe kthimet vullnetare”, u shpreh ai.

Jenrick e quajti marrëveshjen mes dy vendeve një marrëveshje të “standardit të artë” që gjithashtu po redukton dukshëm numrin e njerëzve që përpiqeshin të shkonin ilegalisht në MB.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re