Ministri fuqiplotë për menaxhimin e situatës së tërmetit, Bledi Cuci than ë emisionin “Kapital” në Vizion Plus se kriza që prodhoi tërmeti I 26 nentorit u menaxhua me sukses nga qeveria.

Dëshmi për këtë, sipas Ministrit, janë përgëzimet që partneret ndërkombëtare I kanë bërë qeverisë dhe autoriteteve shteterore.

 

Kriza që solli tërmeti do të kishte kapur ne befasi cdo vend të botës.Pas fatkeqësisë ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm të strukturave tonë, falë edhe ndihmës që erdhi nga jashtë. Që nga akomodimi emergjent, plani afatmesëm dhe rindërtimi me të cilin po merremi.Unë jam shumë i kënaqur kur dëgjoj partneret tanë që janë shumë të kënaqur që ata na vlerësojnë shumë për punën që kemi bërë.Ne kemi strehuar 5 mijë njerez. Deri tani kanë fituar 2 mijë familje bonus qiraje dhe po ashtu kemi shpërndarë mijëra cadra pë rata që duan të qëndrojnë afër shtëpisë dhe gjëse së gjallë.

 

Gazetarja e Vizion Plus Rajmonda Lajthia, deklaroi se sistemi ende nuk është real pasi në zona rurale ka familje që jetojnë aktualisht në palestrat e shkollave dhe ambjenta të tjera publike.

Ndërkohë Ministri Cuci i dha të drejte gazetares Lajthia por sqaroi se bëhet fjalë për një numër të vogël qytetaresh që nuk kanë qënë strehuar në hotele pasi disa prej tyre kanë kërkuar të qëndrojnë afër shtëpisë dhe gjësë së gjallë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re