Skip to content

Ministri francez: qeveria e re italiane rrezikon eurozonën

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire paralajmëroi të dielën se stabiliteti i zonës së euros do të mund të rrezikohet nëse qeveria e re italiane nuk arrin të përmbushë detyrimet në drejtim të borxhit dhe defiçitit.

“Nëse qeveria e re guxon të injorojë detyrimet e tyre në lidhje me borxhin dhe defiçitin, eurozona kërcënohet seriozisht”, tha ai.

“Të gjithë në Itali duhet të kuptojnë se e ardhmja e këtyre vendeve në Evropë dhe gjetkë, ka rregulla që duhet të respektohen”, tha Le Maire.

Sipas tij, angazhimet e Italisë janë të vlefshme për çdo qeveri.

“Unë e respektoj vendimin sovran të popullit italian, por ka detyrime që shkojnë përtej të gjithë ne”, tha ministri francez, duke përfunduar se “se nëse nuk e respektojnë këtë obligim, do të thotë kërcënojnë të gjitha ekonomitë evropiane.”

5 Yjet dhe Lega, paraqitën të premten një “marrëveshje për qeverinë”, e cili i kthen shpinën diktatit të Brukselit, thotë Le Figaro.