Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se Rusi po rrit prodhimin e armëve për të vazhduar pushtimin e Ukrainës, teka të kërcënuara janë edhe shtetet baltike, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Ndërkohë, megjithatë, SHBA-ja ka të ngjarë të zvogëlojë angazhimet e veta ushtarake ndaj Evropës, ndërsa ajo kthehet më shumë në rajonin Indo-Paqësor.

“Ne evropianët duhet të jemi më të përkushtuar për të garantuar sigurinë në kontinentin tonë,” tha Pistorius një intervistë për gazetën gjermane Ëelt am Sonntag, duke shtuar se do të duhet kohë që Evropa të rrisë prodhimin e saj të armëve.

“Evropa e ka të qartë se mund t’i duhet gjithashtu të kompensojë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën nëse Uashingtoni nuk bie dakord për financim të ri”, shtoi ministri gjerman i mbrojtjes.

“Zgjedhja e një qeverie më pro-evropiane si ajo e Donald Tusk në Poloni “duhet të lejojë tani trekëndëshin Berlin-Paris-Varshavë të zhvillojë më tej bashkëpunimin e tij ushtarak”, vazhdoi ai.

Gjithashtu, Boris Pistorius tha se forcat e armatosura gjermane nuk pritet të ndërmarrin misione aq të mëdha sa ato në Afganistan dhe Mali në të ardhmen e afërt.

“Megjithatë, misionet e vogla, veçanërisht në fushën e këshillimit ushtarak, edhe me vende që nuk ndajnë domosdoshmërisht vlerat tona, do të jenë të nevojshme”, sqaroi ai.

“Alternativa do të ishte të mos kishim më kontakte me këto vende dhe thjesht t’i dorëzoheshin rusëve dhe kinezëve, dhe kjo do të ishte shumë më e rrezikshme,” përfundoi ministri gjerman i Mbrojtjes. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re