Qeveria dhe të gjitha forcat e shtetit janë në gatishmëri të plotë dhe do të kufizojmë sa më shumë të jetë e mundur dëmet nga zjarret në Kineta, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas.

”Zjarret në zonën malore të Jeranias mund të jenë rezultat i zjarrvënies së qëllimshme dhe autoritetet po hetojnë”, theksoi ai.

“Këto zjarre janë të qëllimshme. Natën e kaluar ne patëm dy vatra, po në Jerania, që i vumë shumë shpejt nën kontroll. Sapo zjarri në Kineta u përhap, një tjetër zjarr shpërtheu pranë rafinerisë në Aspropirgos”, shtoi Toskas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re