Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, igli Hasani i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Në një postim në platformën “X”, Hasani ka ndarë foto nga pritja që i është bërë Blinkenit në Rinas, teksa shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tij.

Mirë se erdhe Antony!

Delighted to welcome 🇺🇸 Secretary of State Antony Blinken @SecBlinken on his first official visit to Albania.

Albania’s strategic partnership and cooperation with the US, our longstanding ally, will only grow stronger, built on a solid foundation… pic.twitter.com/4ib2y7scSy

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 15, 2024

Postimi i plotë:

Mirë se erdhe Antony!

Kënaqësi të mirëpresSekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të kahershëm, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re