Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Bruksel, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani konfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, teksa nënvizoi se qeveria shqiptare po bën çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE.

“Raporti i javës së kaluar nga KE konfirmon angazhimin e BE ndaj rajonit. Nëse BE forcon rolin e saj global në promovimin e sundimit të ligjit, suksesi i saj në rajonin tonë është vendimtar. Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë një partner në tavolinë, për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë. Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE, për të përballuar kërcënimet e sigurisë”, u shpreh kryediplomati shqiptar.

Në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri Hasani zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re