Ministri i Jashtëm, Igli Hasani mbajti një deklaratë për shtyp me homologun turk, Hakan Fidan, i cili është ndalur në Tiranë në kuadër të turit të tij 4 ditor në rajon.

Gjatë fjalës së tij, Hasani ka zbardhur diskutimet mes tyre, ndërsa ka treguar se janë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Ministri është shprehur se ndër të tjera se “Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira”, ndërsa ka shprehur dhe vlerësimet për mbështetjen që është dhënë prej tyre, për njohjen  Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashti, pjesë e diskutimeve ka qënë edhe bashkëpunimin në fushën ekonomike, ku sipas Ministrit Hasani, “investimet turke arrijnë në 3.7 miliardë euro”.

“Ky takim e forcon karakterin strategjik, bashkëpunimin në të gjitha fushat ne interes të përbashëtm rajonal e global. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është rritur me një besim kuptimplotë duke e konkretizuar me nënshkrimin e një sërë marrëveshjes në artin, kulturë, turizmin e fusha të tjera. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike, investimet turke arrijnë në 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë punësuar në kompani turke. Konstatuam se niveli i shkëmbimit të tregtisë është 760 milionë euro, nuk pasqyron potencialin ekzistues të dy vendeve. Jemi vendosur që ky tregues të kalojë shifrën 1 miliardë euro. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk të marrëveshjes për njohjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Dua të vlerësoj Turqinë për mbështetjen për njohjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, theksoi Hasani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re