Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Pas bisedës ai shkruan në rrjetet sociale:

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko