Ministri i Brendshëm grek, Yannis Oikonomou ka vizituar paraditen e kësaj të premteje kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Takimi mes zyrtarit grek dhe Belerit është zhvilluar në ambientet e paraburgimit në Durrës.

 

Një ditë më para gjykata vendosi që Beleri të gjykohet për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

 

Fredi Beleri është takuar me zyrtarë të ndryshëm grekë, që nga arrestimi i tij për blerje votash. Athina zyrtare ka kërkuar me ngulm lirimin e Belerit dhe ushtrimin e detyrës si kryetar i Bashkisë Himarë, pas fitores së 14 majit.

 

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare ka theksuar se ligji vlen njësoj për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallime etnike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re