Skip to content

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

WhatsApp Image 2025 08 01 at 14.25.35 674x450 1

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë Nick Abbot. Pas takimit, të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Hoxha shkroi në rrjetet sociale:

“Prita sot në një takim të frytshëm ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian dhe një element thelbësor i axhendës sonë të integrimit. Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët.

Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë është një kontribut i çmuar për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional, si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024–2030.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fministri i brendshem hoxha takim me ambasadorin britanik abbot diskutuam per rikuperimin e aseteve te perfituara nga veprimtaria kriminale%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDiskutuam për mundësitë e zgjerimit të kësaj mbështetjeje, përmes:
-trajnimeve të avancuara për ekspertët e ZRA dhe bashkëpunëtorët institucionalë;
-mbështetjes për takime operacionale ndërkombëtare dhe rajonale;
-ndërtimit të kanaleve të drejtpërdrejta me homologët britanikë;
-zhvillimit të databazës analitike të rasteve të ZRA, në përputhje me standardet më të mira britanike.

 

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm”.