Ministri i Brendshëm i Kovosës, Bejtush Gashi, ka folur për herë të parë për Babalen, alias Albert Veliun.

Ai ka deklaruar se “dëshmitari X” i PD-së ka kërkuar strehim politik në Kosovë dhe atij po i kryhen të gjitha procedurat. Sipas Gashit, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare për Azilin.

Babalja kërkoi strehim politik në Kosovë para disa ditësh pasi u kap nga policia në qytetin e Shtimjes.

Një audiopërgjim me të si personazh kryesor, e ku pretendohet se po bisedon me vëllanë e ministrit të Rendit, ka trazuar politikën shqiptare.

Mazhoranca e ka destruktuar tërësisht materialin, duke e trajtuar atë si një sajesë, e po ashtu dhe Babalen si personazh. Ndërsa PD ende përpëlitet ta mbajë gjallë si personazh, nga ku buron dhe pretendimi se njerëz të afërt gjaku me qeverinë, merren me afera droge.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re