Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është takuar me ambasadorin britanik në largim, Alastair King Smith.

Hoxha tha se kanë rënë dakord dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ndërsa shprehu se King Smith i siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës.

Postimi i Hoxhës:

Prita për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar ramë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës.

Së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond ‘grant’ prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

Së bashku me Ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folëm edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh.

Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re