Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nderoi dy figura të shquara si Giovanni Falcone e Paolo Borsellino, të cilët dhanë jetën për luftën e tyre kundër aktivitetit të mafias së Palermos.

Balla bëri homazhe ndërsa vendosi kurorë me lule në Stacioni Policor të Palermos, për dy magjistratët, ku edhe kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre ligjore kundër mafias.

“Questura di Palermo – Një kurorë me lule në përkujtim të sakrificës së heronjve magjistratët Giovanni Falcone, Paolo Borsellino dhe policët e vrarë në luftën kundër mafias. Një bisedë e frytshme me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë”, shkruan Balla, në një postim në Facebook.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë italiane Ministri Balla u shpreh se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga eksperienca italiane për sa i përket modus operandi dhe hetimeve. “Për shembull ne kemi pasur një operacion të madh dhe kemi arritur të zbulojmë gjashtë raste vrasjesh sepse kemi mundur të sigurojmë një bashkëpunëtor të drejtësisë”, theksoi Balla.

Duke folur rreth bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe posaçërisht rreth fushës së bashkëpunimit policor, Balla vuri në dukje se “këtë vit kemi pasur rreth 600 mijë turistë italianë. Mendoj që vitin e ardhshëm numri do të jetë në rritje. Gjëja më e bukur ishte fakti që së bashku me policët tanë ishin edhe përfaqësues të policisë së shtetit italian për sigurinë e pushuesve në zonat turistike në Durrës, Vlorë dhe Sarandë”.

Mes Shqipërisë dhe Italisë funksion prej disa vitesh një koordinim i gjerë për luftën kundër narkotikëve dhe operacionet e Guardia di Finanza përmes monitorimit ajror kanë një rëndësi kyçe në zbulimin e ngastrave të mbjella me kanabis.

Ministri Balla ndodhet në Palermo për të marrë pjesë në Ministerialin mbi 20 vjetorin e Konventës së Palermos i organizuar nga Qeveria Italiane për të diskutuar mbi bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër aktiviteteve kriminale.

***

Vrasjet e dy magjistratëve erdhën pas zhvillimit të gjyqit, “Maxi Trial” konsiderohet  gjyqi më domethënës  kundër mafies siciliane, si dhe gjyqi më i madh në historinë botërore.  Gjatë dhe pas gjykimit, disa gjykatës dhe magjistratë u vranë nga Mafia, duke përfshirë të dy gjykatësit që e drejtuan atë – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Më 23 maj 1992, gjykatësi  Giovanni Falcone u vra në mes të ditës, një krim që shënoi edhe një pikë kthese në historinë e Siçilisë. Falcone dhe gruaja e tij, Francesca Morvillo, u vranë së bashku me tre rojet e sigurisë pas shpërthimit të një bombë në makinën e tyre në një rrugë pranë Capaci, në atë që është quajtur si masakra e Capaci.

Gjyqi nisi më 10 shkurt 1986 dhe  përfundoi më 16 dhjetor 1987. U dënuan 342 persona dhe  114 u shpallën të pafajshëm. Por pas vrasjes së Falcone, dy muaj  më vonë Paolo Borsellino mbeti i vrarë nga një atentat me bombë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re