“Rithemelimi” ka kërkuar hetim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për korrupsion dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij nga posti.

Eksperti ligjor, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat, është shprehur se ministri Manja ka blerë 1 mijë metra tokë poshtë çmimit të tregut në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, në Farkë.

“Si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?”, është një nga pyetjet që ngre Gjata për Ulsi Manjën.

Eksperti ligjor thekson se ministri Manja ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë dhe me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi, duke shmangur taksat e shtetit

Ndërsa shton se “Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri, është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët”.

Rithemelimi ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij.

 

Deklarata e plotë:

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë me një çmim disa fish më të ulët se tregu. Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?

A ka konflikt interesi ministri? Kush është Arben Maloku, ish drejtor i Erjon Velisë në bashki, i dënuare për ndërtime pa leje, dhe pse ia shet ministrit tokëm me një çmim qesharak në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?

Të dashur qytetarë, Besoj i dini përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe kanë të bëjnë me sistemin e korrupsionit të ngritur, nga patronazhistët më të thjeshtë deri të ministrat. I lejuar dhe frymëzuar nga vetëm një njeri që quhet Edi Rama. Shkeljet e Ulsi Manjës janë disa.

Së pari, ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë. Së dyti, Manja e ka blerë tokën me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi. Pra ka shmangur taksat e shtetit duke paguar zero lekë. Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët.

Të dashur qytetarë: Ky është Ulsi Manja të cilin SPAK e ka shpëtuar njëherë duke shpallur moskompetencë për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës. Me çfarë justifikimi do ta lejojë SPAK, Ulsi Manjan që të shkelë ligjin dhe të dalë pa lagur sërish?

Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij. Çdo ditë në krye të ministrisë së Drejtësisë është një padrejtësi dhe fyerje që u bëhet shqiptarëve, dhe një mënyrë që Manja të vazhdojë të majmet, të korruptohet e të korruptojë. Kundër Manjës, kundër Ramës, kundër të gjithë hajdutëve të Rilindjes ejani në protestë! O sot o kurrë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re