Ministri i Tërmetit dhe Koronavirusit, Arben Ahmetaj, ka propozuar që fëmijët të mësojnë anglisht që në klasë të parë.

Duke qenë se edhe vetë ka kryer studimet për gjuhën angleze, Ahmetaj duket se nuk e harron dashurinë e vjetër, që sot e ka këmbyer me numrat, financat dhe paratë e shumta që duhet të menaxhojë si ministër.

Deklarata:

“Këtë vit ekonomia shqiptare për shkak të Covid dhe tërmetit është goditur në 26 nëntor, 7.2% të PPB dhe vetëm në 6 mujorin e parë gati e njëjta goditje, dhe do e shikoni tremujorin e dytë. Akti normativ çfarë bën? Numërojini pak deficitin buxhetor, ka në kurriz 4.4% brenda vetes goditjen që merr nga ekonomia, vetëm 2.2% nga tërmeti, pjesa tjetër e shikoni, gati 2 një deficit normal në kohë të vështirë që tregon që qeveria ecën me shumë përgjegjshmëri. E dini që ne kemi futur anglisht në klasë të parë që pas 10 vitesh fëmijët e Shqipërisë të jenë fluent në anglisht e gati për ekonominë globale. Dhe për IT që në klasë të parë që pas 10 vitesh të jenë fluent në IT. Është futur financimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës, Llograsë, kapmusit universitar dhe vitin tjetër është futur financimi i tunelit me 4 mld e kampusit me 3 mld, e rrugëve”, ishte përçartja e Ahmetajt sot në parlament.”, tha Ahmetaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re