Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Artikullit 4.

 

Ministri Mete informoi përfaqësuesit e FMN-së mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale, ndërsa nga shefja e misionit, zj. Anke Weber u prezantuan fushat kryesore ku do të fokusohen përfaqësuesit e FMN gjatë ditëve në vijim në takimet me autoritetet shqiptare.

 

Mete konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal, përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.

 

Zj. Weber u shpreh se disa prej fushave kryesore ku do të përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë e financiarë dhe projeksionet për to, reformat strukturore, performanca e vitit 2023, etj.

 

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë nga data 17-27 tetor dhe do të zhvillojë një seri takimesh, ndërsa në fund është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re