Ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati u sulmua ditën e djeshme me miell nga disa aktivistë të PSD-së.

 

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen, teksa është shprehur se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes pas publikimit në media dhe rrjetet sociale.

 

Policia thotë se ka kontaktuar me ministrin, i cili ka konfirmuar se nuk ka lëndime, ndërsa prokuroria ka kërkuar nisjen e hetimeve për ngjarjen.

 

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së.

 

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar.

 

Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

 

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së ditwn e djeshme hodhën miell mbi ministrin, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re