Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, deklaroi se mendon që mund të zgjidhin të gjitha problemet që Turqia ka ngritur.

Lidhur me anëtarësimin në NATO, Haavisto ka bërë deklarata në një program të transmetuar së bashku nga televizioni shtetëror suedez SVT dhe televizioni shtetëror finlandez YLE.

Pasi iu rikujtua se Turqia nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse nuk përmbushen kërkesat e saj, ministri Haavisto, është shprehur: “Të shtunën me ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde, biseduam me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Unë e kam vizituar dy herë Turqinë. Presidenti ynë e ka telefonuar dhe ka biseduar me presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan. Mendoj se mund të zgjidhim të gjitha problemet që Turqia ka ngritur në rendin e ditës”.

Haavisto theksoi se për shkak të kundërshtimeve të Turqisë procesi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të zgjatet.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re