Ministri i Punëve të Jashtme në Gjermani, Heiko Mass është vetëizoluar pasi një anëtar i stafit të tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministria me anë të një deklarate ku thotë:

“Ministri i Jashtëm Maas u vetëkarantinua pasi një anëtar i ekipit të tij të mbrojtjes personale ishte infektuar me COVID-19”. Ndërkohë Mass ka bërë testin e Covidit dhe përgjigja ka rezultuar negative.

Politikani 54-vjeçar është detyruar që të anulojë agjendën e tij dhe udhëtimet e planfiikuara. Ditën e hënë, ishte në Bruksel për bisedime me homologët e tij të BE, si dhe një takim me udhëheqësin e opozitës ne Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya. Në rast se do të rezultonte pozitiv, paniku do të ishte i madh edhe tek zyrtarët e huaj.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re