Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) duhet të mbështesë Türkiyen.
Dendias, i cili merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel me Ukrainën si pika kryesore e agjendës, njoftoi në hyrje për gazetarët se në kuadër të takimit do të diskutohen çështje të tilla si Ukraina, të drejtat e grave në Afganistan, kriza klimatike dhe problemet mjedisore.

Nikos Dendias deklaroi se do të informojë homologët e tij për vizitën e tij në Türkiye.

“Do të kem mundësinë të flas edhe me kolegët e mi se si mund t’u qëndrojmë pranë të prekurve nga tërmeti në Türkiye dhe Siri. Më vjen shumë keq ta them këtë. Është një fatkeqësi shumë e madhe që shihet për herë të parë. Nevojitet një ndihmë dhe mbështetje e madhe”, tha kryediplomati grek.

Më 12 shkurt, Dendias vizitoi qytetet Hatay dhe Adana pas tërmetit dhe u takua me ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re