Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të kryej ditën e nesërme një vizitë në Kosovë, ku pritet të takojë krerët më të lartë të shtetit kosovar.

Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme greke, e cila njofton se ministri Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza haradinaj.

Athina zyrtare nuk e njeh ende Kosovën, megjithëse kohët e fundit ka një intensifikim të kontakteve mes qeverisë së dy shteteve. Pritet që ministri i Jashtëm grek të shpreh mbështetjen e qeverisë së tij për Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe për liberalizimin e vizave.

Kohët e fundit Athina ka nisur një “ofensive” diplomatike në vendet e rajonit,sidomos me faktorin Shqiptar në rajon,në një tentativë të hapur të saj,në pakësimin e influencës turke në rajon. Së shpejti, Dendias pritet të vizitojë edhe Tiranën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re