Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij italian, Antonio Tajani.

Në fokus të diskutimeve mes dy ministrave ishin marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Mirëprita sot në mëngjes në Tiranë kolegun tim të dashur, ministër i Punëve të Jashtme Italiane dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij të ardhshme në Shqipëri sot”, shkruan ministri Hasani në X.

Welcomed this morning in Tirana my dear colleague Italian Foreign Affairs and International Cooperation Minister @Antonio_Tajani. We discussed ways to strengthen our excellent bilateral cooperation ahead of his upcoming meetings in Albania today. 🇦🇱🤝🇮🇹 pic.twitter.com/BQ1hxLDFdk

— Igli Hasani (@IgliHasani) December 22, 2023

Pak takimit me ministrin Hasani, Tajani pritet të takohet edhe me kreun e qeverisë, Edi Rama.

“Marrëdhënia me Shqipërinë është e një rëndësie strategjike për Italinë dhe ne synojmë ta bëjmë një model referimi bashkëpunimin tonë për migracionin”, u shpreh Tajani para vizitës.

“Marrëdhëniet italo-shqiptare janë jashtëzakonisht të pasura dhe komplekse. Ne duam të vijojmë punën që po bëjmë për të forcuar bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Tajani do të shkojë edhe në portin e Shëngjinit për të kryer një inspektim të zonës ku do të ndërtohet qendra e identifikimit të emigrantëve, siç kërkohet nga Protokolli për bashkëpunimin në çështjet e migracionit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, nënshkruar në Romë më 6 nëntor. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re