Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë.
Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.
“Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Katalonjë me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re