Ministri i Punëve të Punëve të Jashtme të Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al-Zayani dje ishte për vizitë të parë zyrtare në Izrael, ndërsa u largua mbrëmë nga Kudsi dhe nuk vizitoi kompleksin e shenjtë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar.

Një zyrtar i paemëruar i Vakëfit Islam të Kudsit për AA konfirmoi se Al-Zayani mbrëmë u largua nga Kudsi ndërsa askush nga delegacioni i tij nuk vizitoi Al-Aksën.

“Sigurisht që vizita e delegacionit të Bahreinit në Al-Aksa nuk do të ishte pritur me gëzim dhe mirëseardhje”, tha burimi i tij.

Al-Zayani dje në Kuds u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo.

Kjo ishte vizita e parë e shefit të diplomacisë së Bahreinit në Izrael ndërsa autoritetet e Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe para do kohe nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, e cila u dënua fuqimisht nga pala palestineze.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re