Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha se pas ngjarjeve të fundit në Kudsin Lindor, ekziston rrezikon që Izraeli të largojë nga shtëpitë e tyre të gjithë palestinezët që jetojnë në Kudsin Lindor.

Asselborn, përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel deklaroi se kishte shqetësime se agresioni i Izraelit mund të ishte pjesë e planeve të tyre për të pushtuar të gjithë Kudsin Lindor.

Duke theksuar se ai është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për largimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre dhe vendosjen e kolonëve hebrenj në lagjet si Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor, Asselborn tha se ka frikë se sulmet e fundit të Izraelit mund të jenë fillimi i planeve për të okupuar të gjithë Kudsin Lindor.

“Ekziston rreziku që Izraeli mund të okupojë të gjithë Kudsin Lindor dhe të largojë të gjithë palestinezët nga shtëpitë e tyre që jetojnë aty”, tha Asselborn.

Duke u bërë thirrje si botës arabe ashtu edhe vendeve perëndimore të reagojnë ndaj Izraelit, Asselborn tha se, “Ne evropianët kemi një përgjegjësi. Duhet ta mbajmë këtë çështje në rend të parë në agjendë”.

Asselborn gjithashtu duke rikujtuar se Kudsi Lindor parashikohet të jetë kryeqyteti i Palestinës në një zgjidhje me dy shtete, theksoi se nuk ka asnjë alternativë për zgjidhjen me dy shtete.

Ngjarjet në Kudsin Lindor të okupuar

Kudsi i okupuar Lindor është skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërcënimit të migrimit të detyruar për palestinezët që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Sulmet e policisë izraelite në Mesxhid al-Aksa po rritin gjithashtu tensionin në qytetin e shenjtë.

Gjatë namazit të teravisë në mbrëmjen e 7 majit, policia izraelite ndërhyri ndaj xhematit në Mesxhid al-Aksa me bomba zhurmuese dhe plumba gome, duke plagosur mbi 205 palestinezë.

Ndërkaq, në ndërhyrjen e policisë izraelite kundër palestinezëve më 8 maj, 90 persona u plagosën, kurse Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se midis të plagosurve kishte një foshnjë njëvjeçare dhe fëmijë.

Pas namazit të sabahut dje, policia izraelite ndërhyri ndaj xhematit të Xhamisë Al-Aksa me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese, duke plagosur dhjetë persona.

Ndërhyrja e policisë izraelite ka vazhduar edhe sot ndaj palestinezëve që po mbronin faltoren e shenjtë nga bastisjet hebreje, me çka të plagosur kanë mbetur të paktën 305 të plagosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re