Ministri i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Unionit të Komoreve, Mohamed El-Amine Souef ka deklaruar nga Moska se shteti i tij e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.

 

Ndërkohë më parë ishte deklaruar nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, derisa MPJ e Kosovës ka mohuar vazhdimisht lajmin.

 

“Qëndrimi ynë është se Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaroi El-Amin në një konferencë për media.

 

Sipas deklaratës së tij, Serbia dhe Unioni i Komoreve kanë një problem të ngjashëm.

 

“Nëse Majot (ishull rreth të cilit shtrihen Unioni i Komoreve dhe Franca) nesër shpall pavarësinë dhe shtete të tjera e pranojnë, ne do të reagonim njësoj sikurse Serbia, duke e mbrojtur integritetin tonë territorial”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re