Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen njoftoi se nesër do të merret në dorëzim grupi i parë i pengjeve izraelite, në kuadër të marrëveshjes që do të sigurojë pauzë humanitare në konfliktin me Hamasin.

Cohen mori pjesë në një program në radion e ushtrisë Izraelite dhe bëri vlerësime për shkëmbimin e të burgosurve të parashikuar në marrëveshjen që do t’i japë pauzë humanitare konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

“Për konfliktin do të jepet pauzë 4 ditore. Ky nuk është një armëpushim”, tha ministri izraelit.

Cohen theksoi se në kuadër të marrëveshjes, grupi i parë i pengjeve do të merret në dorëzim nesër (të enjten).

Izraeli dhe Hamasi nën ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit arritën marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve. Në kuadër të kësaj do të lirohen 50 pengje izraelite në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në burgjet izraelite.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re