Ministri i jashtëm në detyrë i qeverisë së përkohshme të talebanëve në Afganistan, Amir Khan Muttaqi, do të zhvillojë takime në Turqi.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se një delegacion i kryesuar nga Muttaqi është nisur drejt Turqisë me një avion nga kryeqyteti i Katarit, Doha.

Muttaqi i cili pritet të mbërrijë në Turqi pas drekës, thuhet se do të zhvillojë takime me disa zyrtarë turq.

Në një takim me diplomatët perëndimorë të martën në Doha, Muttaqi tha se “Dobësimi i qeverisë afgane nuk është në dobi të askujt, sepse efektet negative të kësaj situate do të ndikojë drejtpërdrejt emigracionin, ekonominë dhe sigurinë në botë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re