Skip to content

Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.

Ai në një konferencë të përbashkët me ministren Donika Gërvalla, u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

Ministri turk gjithashtu theksoi se me homologen e saj biseduan edhe për thellimin e raporteve në mes dy vendeve.

“Sot do të kem takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, do të shikojmë mundësitë sesi do zhvillojmë raportet tona. Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu.

Ai shtoi gjithashtu se Turqia mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, dhe se duhet të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike.

“Dialogu është i nevojshëm për arritjen e një stabiliteti në rajon”, tha Çavusoglu

Çavusoglu ka theksuar se komuniteti turk në Kosovë dhe kosovarët në Turqi i shohin si ura lidhëse në mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm turk shtoi se ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe në mes raporteve tona, sepse ajo po tenton t’i helmoj raportet mes dy vendeve.

“Strategjinë që e ka bërë në vendin tonë po e zbaton edhe në Kosovë. Po tentojnë ti helmojnë të rinjtë dhe të investojnë në media, dhe në anën tjetër tentojnë të infiltrohen edhe në institucione. Për neve është shqetësuese të shohim këto dhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha Çavusoglu.
Burimi: RTV Besa

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë