Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se duan që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të flasin drejtpërdrejt lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Në një program televiziv, Kuleba tha se “Një kohë të gjatë ne duam bisedime të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Putinit. Të gjithë e dimë se vendimet përfundimtare tani i merr kryesisht Putini”.
“Zelensky nuk ka frikë nga asgjë, përfshirë edhe bisedimet e drejtpërdrejta me Putinin. Nëse edhe Putini nuk ka frikë nga asgjë, të vijë të ulet dhe të bisedojmë”, theksoi Kuleba.