Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Hulusi Akar, dhe shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, arritën në Moskë për të marrë pjesë në takimin katërpalësh mes ministrave të mbrojtjes dhe shefave të inteligjencës të Türkiyes, Rusisë, Sirisë, dhe Iranit.

Në aeroportin Vnukova, avioni ku ishin Akar dhe Fidan u prit nga zyrtarë rusë, si dhe ambasadori i Türkiyes në Moskë, Mehmet Samsar, dhe zyrtarë të tjerë.

Në takim do të marrin pjesë ministri Akar dhe shefi i MIT-it Fidan, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu, ministri sirian i Mbrojtjes gjeneral-lejtnant Ali Mahmud Abbas dhe ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani, si dhe krerët e inteligjencave të këtyre vendeve.

Në kuadër të vizitës, Akar do të zhvillojë edhe takime dypalëshe.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re