Skip to content

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi merr pjesë në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, me ftesë të Sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve z. Lloyd Austin dhe Shefit të Shtabit të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneral Mark Milley.

 

Në takimin e pestë që u mbajtë në Bazën Ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani morën pjesë ministra dhe shefa të shtabeve nga mbi 50 vende të botës si dhe të Ukrainës.

 

Vendet pjesëmarrëse konfirmuan unitetin dhe zotimin në mbështetje të Ukrainës, përballë agresionit rus. Shqipëria nga ana tjetër rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën brenda kapaciteteve të saj, për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta në Ukrainë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë