Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja përse ministri Peleshi ka shkuar në ambientet e SPAK-ut.

Kreu i dikasterit te Mbrojtjes është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:50 të mëngjesit të së martës (5 mars). Mësohet se ai ishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur ai mbërrin i vetëm në institucion dhe futet brenda ambienteve të organit hetues.

Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK. Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re